Klubi i Gjilanit dhe trajneri Zekerija Ramadani kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale bashkëpunimin.
Në njoftimin e shpërndarë nga vetë klubi nga Kosova, vendoset theksi te fakti se drejtuesit e klubit pranuan vendimin e trajnerit shkupjan për t’u larguar.
"Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur në mënyrë të dyanshme bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Zekirija Ramadani.
Klubi e ka marrë në konsideratë kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur që të ndalojë mardhënien kontraktuale të punës, e cila ishte e nënshkruar vitin e kaluar.
Ramadani drejtoi klubin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 disfata.
Klubi e falenderon Ramadanin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Ekipi do të drejtohet nga trajneri Alban Hyseni deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm", njofton FC Gjilani.