Arslan: Respektojmë kundërshtarin

Futboll

Arslan: Respektojmë kundërshtarin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:48
Arslan

Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ekipi i FC Shkupi ka mësuar kundërshtarin e ndeshjes së turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përball do të kenë skuadrën FC Hegelmann.

FC Shkupi vazhdon qëndrimin në Bolu të Turqisë, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve, ndërsa pas përfundimit të seancës së dytë stërvitore të ditës së sotme, është prononcuar trajneri Cihat Arslan.

“Fillimisht uroj të kemi fat këto ndeshje pas hedhjes së shortit. Këto ndeshje gjithmonë janë të vështira.

Padyshim që ne e respektojmë kundërshtarin tonë, por duam që të kalojmë raundin e parë kualifikues.

Synimi ynë nuk është vetëm ky raund, por edhe raundet që vijnë pas. Mendojmë se do të kemi përballë një kundërshtar të fortë. Kemi synime me lojtarët që kanë rinovuar dhe ata që erdhën rishtazi, por e përsëris së na presin dy ndeshje të vështira.

Fillimisht planet tona janë që të kalojmë raundin e parë. Jemi të lumtur që marrim pjesë sërish në një nga garat më të rëndësishme të Evropës.

Duam të fitojmë si për tifozët tanë ashtu edhe për qytetin tonë”, ka thënë Arslan.

FC Shkupi ndeshjen e parë do ta luaj në cilësinë e mysafirit me 13 korrik në Lituani, ndërsa ndeshja e kthimit e paraparë të luhet me 20 korrik në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat