Partizani zyrtarizon afrimin e dytë

Futboll

Partizani zyrtarizon afrimin e dytë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:47
Adnard Mehmeti - djathtas

Adnard Mehmetit është lojtari më i ri i Partizani. Klubi i Kuq ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një sezon tjetër.

Mehmetit transferohet nga Erzeni, ku sezonin e shkuar regjistroi 34 ndeshje me fanellën e shijakasve.

Mehmeti bëhet transferimi i dytë pas afrimit të Alberts Kekos. Skuadra e kuqe gjithashtu ka rinovuar dhe me Arinaldo Rrapajn dhe Bruno Telushin, ndërkohë që tashmë ka nisur një epokë e re me trajnerin Zoran Zekiç, i cili ka nisur nga puna për ndeshjet kualifikuese të Champions League.

Skuadra e kuqe do të ndeshet në turin e parë të kualifikueseve të ligës së kampioneve me Bate Borisov, teksa ndeshja e parë do të luhet më 12 korrik në Shqipëri dhe ajo e kthimit në një stadium neutral në datën 19 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat