Klubi i futsallit Prishtina ka arritur marrëveshjen me top shënuesin e Superligës, Nol Hoti.
“Hoti sezonën 2022/23 ishte pjesë e klubit Malisheva futsal , i cili arriti të shënoj (36) gola.
Hoti është bashkuar planprogramit të klubit tonë”, njofton FC Prishtina.
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të përfaqësoj klubin e kryeqytetit, do mundohem të jep më të mirën nga vetja të shfaqim suksese së bashku, falënderoj drejtuesit e klubit të cilët me besuan të bart fanellen bardh e kaltërt.
Një jetë, një Prishtinë”, tha Hoti.