Dani Ceballos do të vazhdojë bashkëpunimin me Real Madridin.
Mesfushori spanjoll do të rinovojë kontratën e tij me “Los Blancos” këtë javë, raporton gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Romano shton se vendimi për të qëndruar është marrë javën e kaluar, gjersa tani marrëveshja është e afërt, vetëm detajet përfundimtare do të diskutohen dhe Ceballos do të nënshkruajë.
26-vjeçari iu bashkua Realit më 14 korrik të vitit 2017, teksa aktualisht është nën kontratë edhe pak me madrilenët, pasi ajo i skadon më 30 qershor të këtij viti.
Këtë sezon në La Liga, mesfushori është paraqitur në 30 ndeshje dhe ka asistuar katër herë.