Klubi nga Podujeva, Llapi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me talentin Elton Vllasa.Elton Vllasa.
Llapi ka vazhduar me besimin ndaj të rinjve këtë sezon, pasi Vllasa është lojtari i radhës që është nënshkruar me një kontratë disavjeçare.
Është vet klubi i Llapit që ka njoftuar se mesfushori 19-vjeçar, i cili kishte më së shumti paraqitje me ekipin kampion U-19, ka nënshkruar për katër vite me ekipin e Tahir Batatinës.
"19-vjeçari, Elton Vllasa sot në ditën e lindjes së tij ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin tonë.
Mesfushori me tipare defanzive ka qenë prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për ekipin U-19 dhe prej më meritorëve që ky ekip arriti të shpallej kampion.
Ai në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella ka hedhur firmën për 4-vitet e ardhshme.
Vllasa vlerësohet si futbollist potencial, i aftë për të përfaqësuar klubin tonë në një të ardhme të afërt.
Klubi ynë është i kënaqur që futbollistët me potencial si Vllasa kanë vendosur t’i besojnë projektit tonë për një karrierë të ndritur.
Suksese Elton, na priftë e mbara së bashku", njofton FC Llapi.