Futbollisti Meriton Musliu largohet nga skuadra e Kikës së Hogoshtit.
Sipas futbollistit, deri me tash ka pas problem me lëndim dhe tani është i shëruar tërësisht, duke synuar të kalojë në ndonjë ekip që do t’i ofrojë kushte më të mira.
“Nuk jam pjesë e klubit Kika.
Faleminderit kryesisë, stafit, bashkëlojtarëve, tifozëve.
Pas një lëndimi te cilin e kam kaluar plotësisht, tani jam gati për një aventurë te re.
Klubit i uroj suksese në të ardhmen, ndërsa për të ardhmen time do t'ju njoftoj ditët në vazhdim”, ka bërë të ditur Musliu.