Sandro Tonali duket se është gjithnjë e më afër lamtumirës me Milanin. Drejtori sportiv i Newcastle, Ashworth është parë në Milano i cili do të provojë që ta mbyll marrëveshjen me gjigantin italian.
Neëcastle është e gatshme të bëj hapin vendimtar për blerjen e Tonalit duke i bërë Milanit ofertën e madhe për shërbimet e italianit.
Siç raporton “The Athletic”, oferta e klubit anglez kap shifrën prej 70 milionë eurove, e cila vështirë se do të mund të refuzohet, përcjellë KosovaPress.
Tonali është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe largimi i tij nuk do të pritej mirë nga tifozët e kësaj skuadre.