Bernardo Silva në Arabinë Saudite

Futboll

Bernardo Silva në Arabinë Saudite

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:07
Bernando Silva

Bernardo Silva pritet të kalojë në Arabinë Saudite, raporton mediumi spanjoll Marca.

Pas disa transferimeve në Arabinë Saudite në moshë të shtyer, tani pritet të vijë një i moshës më të re.

Portugezi është çelësi që hap derën për një dimension të ri në futbollin saudit.

"Një futbollist kyç në Manchester City kampion i Ligës së Kampionëve, kampion i Premierligës dhe kampion i FA Cup, yll i skuadrës portugeze … me pak fjalë, një top 10 i botës që në moshën 28-vjeçare mbush valixhet dhe largohet nga elita evropiane për të udhëhequr elitën saudite”, thuhet në artikullin e Marcas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat