Futbollisti i Galatasarayt, Nicole Zaniolo tani është në pushime, por raportohet se mesfushori italian të ardhmen e sheh tek gjiganti i Serie A, Juventus.
‘Zonja e Vjetër’ tashmë është në kërkim të zëvendësuesit Angel Di Maria-s, i cili tashmë e ka mbyllur misionin e tij tek juventinët.
Ish-futbollisti i Romës, nga torinezët shihet lojtar ideal për të zëvendësuar argjentinasin, edhe pse Fiorentina është e interesuar për transferimin e Zaniolo-s.
Agjenti i italianit, Claudio Vigorelli thuhet se është takua me presidentin e Galatasarayt për të kërkuar transferimin e lojtarit tek Juve.
Negociatat mes agjentit dhe klubit turk, mësohet se janë në fazën finale dhe se marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet brenda pak ditësh.