I rikthyer në Madrid pas më shumë se 10 vitesh, sulmuesi 33-vjeçar spanjoll Joselu ka vendosur të mos mbajë fanellën me nr.9, që u la bosh pas largimit të Karim Benzema.
Lojtari deklaroi se për të rëndësi ka fakti që vesh fanellën e skuadrës “Los Blankos” dhe jo numri që mban në shpinë.
Gjithsesi, Hoselu befasoi me deklaratën e tij, kur shtoi se ai numër do t’i përkasë vetëm një futbollisti, sulmuesit francez Kylian Mbappe, kur ky i fundit të transferohet te Real Madrid.
“Unë jam një sulmues goli, por nuk do ta vesh fanellën me numrin 9. Ajo fanellë dhe numri 9 i përkasin vetëm Mbappe. Ai numër po pret pikërisht mbërritjen e Mbapes,” tha Joselu për të përditshmen “AS”.
Sulmuesi francez është objektivi i madh i Real Madridit, por vështirë se ky transferim do të kryhet këtë verë.