Interi vazhdon nga puna për të përforcuar mbrojtjen, duke kërkuar për zëvendësuesin e Shkriniarit.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltërit janë vendosur sërish në ndjekje të turkut, Merih Demiral.
Ai ka bërë mjaft mirë me Atalantën sezonet e fundit dhe duket se është gati për një aventurë të re dhe ideja e një kalimi te Interi e tundon atë.
Gjithsesi mes palëve ende nuk është arritur asgjë konkrete, teksa vijojnë bisedimet.