Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 shtator mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
“Evropiani i hendbollit është për Kombëtaret U19 në konkurrencën e femrave.
Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar.
Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, në Evropianin e Divizionit B pos Kosovës marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.
“Spektakli i hendbollit do të madhështohet me praninë e shikuesve në tribuna”, thuhet në fund të njoftimit të FHK-së.