Juventus mendon për mesfushën

Futboll

Juventus mendon për mesfushën

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:53
Thomas Partey

Ide e re për mesfushën e Juventusit, ndërkohë që është në pritje të lajmeve të reja për rinovimin e Adrien Rabiot.

Sipas raportimeve nga “Sky”, Juventus po mendon për Thomas Partey të Arsenalit si një përforcim të ri në mesfushë.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2024, mesfushori ganez mund të kushtojë nga 18 deri në 20 milionë euro dhe një kontratë trevjeçare tashmë do të ishte gati për të.

Partey ka dhënë miratimin e tij te transferimi në Torino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat