Cristiano Ronaldo vendosi ndeshjen e luajtur mes Portugalisë dhe Islandës, duke shënuar golin e fitores në kohën shtesë.
Në fund të takimit kualifikues për “Euro 2024”, kampioni i Al Nassr krijoi një skenë të vogël të bukur me një operator (kameraman) televiziv.
Teksa teknikët po përgatiteshin për intervistën e Ronaldos pas ndeshjes, ish-lojtari i Real Madridit iu dha një këshillë duke qeshur: “Mos më afroni shumë, sepse kam rrudha”.
Një fjali që bëri të buzëqeshnin të gjithë të pranishmit, sidomos vetë Ronaldo, i cili u gëzua për fitoren e çmuar, por edhe rekordin historik të arritur, që i dha njohjen nga libri i rekordeve “Guinness”.
Më saktësisht, ai rrumbullakosi plot 200 ndeshje me kombëtaren, si askush tjetër në historinë e futbollit.