Napoli blindon yllin e skuadrës deri në vitin 2028!
Napoli ka gati projektin për sezonin e ri. Kampionët e Italisë janë gati të zgjasin bashkëpunimin me yllin, Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, ka menduar të shpërblejë sulmuesin duke rinovuar kontratën me të. Kontrata e re e Kvaratskhelia me Napolin pritet të skadojë në vitin 2028, në të cilën gjeorgjiani do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale e 22-vjeçarit me Napolin skadon në vitin 2027.
Në sezonin e parë në 34 ndeshje në Serie A, Kvaratskhelia arriti të realizojë 12 gola dhe asistoi 13 herë.