Ndeshja që i kushtoi jetën, mbrojtësi kolumbian që u vra për autogolin

Futboll

Ndeshja që i kushtoi jetën, mbrojtësi kolumbian që u vra për autogolin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:55
Andres Escombar

Kupa e Botës është eventi më i madh sportiv.

Çdo katër vjet, bota shikon se si 32 ekipe luftojnë gjatë një muaji për t’u shpallur kombëtarja më e mirë në botë.

Në vitin 1994, vetëm 24 ekipe konkurruan, hera e fundit që do të ndodhte para zgjerimit të saj në vitin 1998. Andres Escombar dhe Kolumbia e tij ishin një nga 24 kombet me fat.

SHBA priti Kupën e Botës për herë të parë në vitin 1994. Andres Escobar dhe ekipi i tij kolumbian ishin pjesë e Grupit A me SHBA, Zvicrën dhe Rumaninë.

Pritshmëritë ishin të mëdha pasi Kolumbia kishte humbur vetëm një herë në 26 ndeshje që hynë në Kupën e Botës. Ndeshja e parë e Kolumbisë u zhvillua kundër Rumanisë më 18 qershor 1994, por ata humbën me rezultatin 3-1 dhe kjo do të thoshte se ndeshja e 22 qershorit kudnër SHBA-së duhet të ishte një fitore e domosdoshme.

SHBA kishte barazuar ndeshjen e parë të Kupës së Botës me rezultatin 1-1 ndaj Zvicrës. Në atë kohë, dy skuadrat e para nga secili prej gjashtë grupeve kaluan në fazën eliminatore, ashtu si edhe katër vendet e treta. Pra, kjo duhej të ishte një fitore e domosdoshme për Escobar dhe Kolumbinë.

Escobar kishte qenë një mbrojtës i rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së tij. nuk ishte detyra e tij të shënonte gola, por të mbante skuadrën në lojë dhe të mbronte. Por më 22 qershor 1994, ai shënoi, por në portën e gabuar, duke i bërë autogol kombit të tij.

Në minutën e 34-të të pjesës së parë, me rezultatin e barabartë 0-0, mesfushori i SHBA-së, John Harkes tentoi një korsim nga krahu i majtë në zonë.

Andres Escobar u hodh për ta larguar topin nga zona, por ai devijim rezultoi duke e dërguar topin në rrjetën e tij, duke i dhënë epërsinë SHBA-së me rezultatin 1-0 dhe në përfundim, Kolumbia u mposht me shifrat 2-1 dhe në fund, latinët u eliminuan nga grupet.

Pas këtij eliminimi nga Kupa e Botës, Escobar u kthye në vendin e tij. pas kthimit të tij, ai shkroi një deklaratë e cila u publikua nga një gazetë në Bogota.

“Jeta nuk mbaron këtu.

Ne duhet të vazhdojmë. Jeta nuk mund të përfundojë këtu.

Pavarësisht se sa e vështirë, ne duhet të ngrihemi në këmbë. Ne kemi vetëm dy mundësi: ose të lejojmë zemërimin të na paralizojë dhe dhuna vazhdon, ose t’i kapërcejmë dhe të përpiqemi të ndihmojmë të tjerët.

Është zgjedhja jonë. Le të ruajmë respektin.

Përshëndetjet e mia më të ngrohta për të gjithë. Ka qenë një përvojë shumë e mahnitshme dhe e rrallë. Së shpejti do të shihemi sërish sepse jeta nuk mbaron këtu”, ishte mesazhi i Escobar.

Më 1 korrik të vitit 1994, Andres Escobar vendosi të dilte në mbrëmje me miqtë e tij në Medelin, në një bar

. Rreth orës 3 të mëngjesit të 2 korrikut, Escobar ishte i vetëm në parking. Një grup personash iu afruan dhe e qëlluan gjashtë herë me armë duke e lënë të vdekur. Më vonë, të agresorët u zbuluan dhe ishin pjesë e një kartele droge famëkeqe në Medelin.

Sipas dëshmive, autorët goditën gjashtë herë me armë në drejtim të trupit të tij, dhe gjithashtu pas çdo plumbi, bërtisnin “gol”, duke i rikujtuar skenën e autogolit që nuk mund të përtypej lehtë nga kolumbianët, pasi me të gjitha gjasat, bastet dhe paraja kishte hyrë në mes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat