Skuadra e Newcastle United ka arritur marrëveshje të plotë me Milanin për transferimin e mesfushorit Sandro Tonali, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Krerët e Newcastle udhëtuan sot drejt Milanos për të diskutuar transferimin e Tonalit.
Ttani marrëveshja është në fazën finale dhe dokumentet janë duke u përgatitur.
Bëhet e ditur se Tonali pritet të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate, e cila do ta mbajë atë te Newcastle deri në qershor të vitit 2029.