Në selinë e Federatës së Futbollit të Spanjës, është hedhur shorti për sezonin e ri të “La LIgës”, e cila fillon garimin më 12 gusht.
Në javën e parë, kampioni aktual, Barcelona, do të jetë mysafirë i Getafes, ndërsa Real Madridi ka dëtyrë të vështirë, pasi që do të jetë në transfertë dhe përball Atletik Bilbaos.
Ndërkohë Atletiko Madridi në javën e parë përballet me Granada-n, kurse Majorka e Vedat Muriqit me Las Palmas-in.
‘El Clasico’ i parë për sezonin 2023-24 do të zhvillohet më 29 tetor në Barcelonë, ndërsa më 21 prill do të zhvillohet përballja tjetër në ‘Santiago Bernabeu’.
Gara e La Ligës do të nisë në fundjavën e datave 12 dhe 13 gusht, me një ndeshje ndoshta të premten më 11 gusht dhe do të përfundojë në fundjavën e 25 dhe 26 majit.