Luan Simnica ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u larguar nga të rinjtë e 1.FC Koln.
Mesfushori i talentuar nga Kosova, karrierën do ta vazhdoj te skuadra e madhe gjermane VFB Stuttgart.
Në fakt Simnica do të luaj për ekipin e dytë të Stuttgart, por pritet që stërvitjet t’i zhvillojë me skuadrën e parë.
19-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në futbollin gjerman dhe transferimi te Stuttgart do t’i ndihmojë atij shumë për tu rritur në karrierë.