Siç konfirmohet nga “L’Equipe”, Marcus Thuram nuk do t’i bashkohet kampionit francez, Paris Saint-Germain.
Tani është bërë e ditur edhe arsyeja pse francezi nuk do t’i bashkohet PSG-së. Thuram është joshur nga oferta e re e përmirësuar e Milanit, dhe PSG-së nuk i ka pëlqyer kjo lëvizje..
Pasi që Milani i bëri një ofertë të re Thuram, PSG vendosi që mos të vazhdojë për ta bindur atë të kalojë në “Parc des Princes”.
Milani tani beson se marrëveshja mund të arrihet së shpejti.