Zvicra U21 ka shënuar fitore me rezultat 1:2 ndaj Norvegjisë në Euro U21.
Norvegjia kaloi në epërsi e para, por ishte lojtari nga Kosova, Kastriot Imeri, që me një asistim dhe një gol ia siguroi fitoren helvetikëve.
Fillimisht ai asistoi në minutën e 36-të për barazimin e rezultatit.
Kurse në minutën e 56-të, Imeri shënoi për fitoren 1:2.