Declan Rice mbetet shumë afër kalimit te Arsenali, pavarësisht se Manchester City i ka hyrë garës për ta transferuar mesfushorin e West Hamit, bën të ditur “The Guardian”.
Dy ofertat e para të Arsenalit për Rice janë refuzuar, duke e lënë Mikel Artetan në rrezik për ta humbur garën për prioritetin e tij në këtë merkato.
Por, preferenca e Rice është që të qëndrojë në Londër, dhe të jetë titullar i padiskutueshëm te skuadra e ardhshme.
City në mesfushë ka opsione me bollëk, ku edhe pas largimit të Ilkay Gundogan, është afër transferimit të Mateo Kovacic nga Chelsea
Rice thuhet se është i gatshëm që ta refuzojë transferimin te City, dhe të pranojë kalimin te Arsenali.