Pas trajnerit, Miljan Radoviq, FC Voska Sport njofton se ka arritur marrëveshje me malazezin, Nikolla Stijepoviq, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjecare. Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
29-vjecari te F.C Voska Sport vjen nga radhët e Sutjeska Nikshiq, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.
Pikërisht me këtë skuadër i njëjti regjistron edhe sukseset e tija më të mëdha, pasi ishte shpallur tre herë kampion, derisa edhe në dy raste tjera kishte fituar trofeun e Kupës së Malit të Zi.
Edicionin e kaluar, Stijepoviq me fanellën e Sutjeskas u paraqit në 33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 4 ndeshje europiane, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Konferencës.
Bëhet fjalë për një futbollistë me mjaft përvojë, i cili përveç në Mal të Zi, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Shqipëri me Kastriotin dhe në Gjeorgji me Torpedo Kutaisi.