Drita ka përforcuar radhët me një sulmues me përvojë.
Skuadra nga Gjilani e ka prezantuar sulmuesin e ri, Blerim Krasniqi.
“Blerim Krasniqi është sulmuesi ynë.
Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria.
Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në Superligën shqiptare.
Blerimi ka qenë pjesë edhe e Superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga Superliga e Rumanisë.
Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dyvjeçare”, njofton FC Drita.