Marselo Brozoviç e lëshoi dy ditë më parë mesazhin e parë të lamtumirës, duke postuar: “Në kalim…”
Por nëse futbollisti kroat tashmë është bindur për të kaluar në Arabinë Saudite, si shok skuadre me Kristiano Ronaldon, është Al-Nasr ai që duhet të bëjë një sakrificë të fundit financiare.
Oferta e parë prej 18 milionë eurosh për kartonin e Brozoviçit nuk ka kënaqur zikaltrit, të cilët këmbëngulin për shifrën 25 milionë euro.
Diferenca prej 7 milionësh është munduar që të mbulohet me disa forma bonusesh, por sërish Interi nuk është dorëzuar.
Por dje, duke parë nga ana tjetër edhe presionin e vetë mesfushorit, i cili kërkon që ta mbyllë sa më shpejt këtë kalim tek Al-Nasr (do të fitojë 15 milionë euro neto në sezon, për të paktën tri vitet e ardhshme), klubi arab është bindur që t’ia plotësojë kërkesën Interit dhe brenda orëve të ardhshme pritet që të vijë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes.