Me anë të një postimi në Instagram, komisari teknik i Shqipërisë ka analizuar punën e bërë deri më tani duke lënë të kuptohet se në të ardhmen na pret diçka mjaft e veçantë.
Tekniku i kombëtares Sylvinho ka mbyllur punën përpara pushimeve, me dy fitore dhe shpresa të ringjallura për kualifikimin.
Tekniku brazilian ka parë një skuadër që i përgjigjet, lojtarë që kanë shumë për të dhënë, pavarësisht gjërave për tu rregulluar.
Sidoqoftë loja e treguar në të tre ndeshjet me 48 vjeçarin në bankinë ka qenë pozitive dhe është pëlqyer nga tifozët.
“Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Edhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë”, ka shkruar strategu brazilian.