Manchester United në udhëkryq

Futboll

Manchester United në udhëkryq

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:18
Logo e Manchester United

Pas një sezoni premtues nën drejtimin e Erik ten Hag, tifozët e Manchester United po ëndërrojnë që 2023-24 të jetë periudha në të cilin ata të mund të kthehen në rrugën e duhur për të fituar titullin e Premier League.

Por, ndërsa tifozët rritin shpresat e tyre, frika po rritet në aspektin e tregut të transferimeve të kësaj vere, i cili mund të prishë objektivat e Ten Hag për t’i kthyer në krye Djajtë e Kuq.

Kjo për shkak se pronarët aktualë të klubit, Glazers kanë refuzuar të 5 ofertat e Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani që dëshiron 100 për qind të klubit.

Por bankieri i Katarit nuk dorëzohet. Ai dëshiron të magjepsë pronarët aktuakë të United me propozimin e fundit prej 6 miliardë paund.

Në këtë situatë kaotike, objektivat e transferimeve nuk mund të arrihen pa para.

Harry Kane dhe Victor Osimen janë objektivi kryesor, por problem është çmimi i lartë.

Edhe Mason Mount është i dëshiruar për trajnerin, por Chelsea e ka refuzuar ofertën prej 50 milion paund të United.

Në portë De Gea ka qenë vazhdimisht në rënie gjatë viteve të fundit.

Ndaj klubi është i gatshëm t'i japë atij një kontratë të re vetëm nëse pranon ulje të konsiderueshme të pagave. Kjo gjë tregon edhe nevojën për një portier te manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat