Kombëtarja e Zvicrës U21 ka shënuar fitore dje si mysafirë, me rezultat 2:1 ndaj Norvegjisë U21, në kuadër të Grupit D (xhiro e parë) të kualifikueeve për Kampionatin Evropian.
Futbollisti Kastriot Imeri ka treguar paraqitje fantastike përveç që ka shënuar golin e dytë, ka asistuar edhe në të parin.
Mediumi zviceran “20min” i ka vlerësuar me nota futbollistët.
Si u vlerësuan futbollistët shqiptarë?
Kastriot Imeri me notë 5, portieri Amir Shaipi 4 dhe Ardon Jashari me notë 3.
Nota më e vogël është 1 dhe maksimalja 6.