Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është e përgatitur në çdo aspekt për garën e Kupës së klubeve shqiptare në futboll.
Gara do të zhvillohet nesër dhe pasnesër dhe priten të zhvillohen ndeshjet të forta.
Kosova e Dusseldorfit, anëtar i Bezirksliga, është gati dhe synon që të fitojë Kupën.
Presidenti i klubit, Bujar Neziri, thotë se janë gati për Kupën që do të zhvillohet në Munih.
Në radhët e kuqezinjve është një atmosferë e shkëlqyeshme dhe një motiv shtesë.
Kosova e Dusseldorfit është prej skuadrave më të organizuara shqiptare e cila ka synim edhe të jetë kampione e Bezirksliga për edicionin 2023-2024, për t’u ngjitur në Landesliga.