Flamurtari i Prishtina ka zgjedhur kryesinë e re dhe gradualisht po rikthehet sikur në ditët më të mira.
Nazif Gashi është zgjedhur kryetar i ri i kuvendit të Flamurtarit, po ashtu edhe anëtarët e bordit ekzekutiv.
“Është mbajt Kuvendi Zgjedhor i Klubit Publik (e ke certifikatën) i KF Flamurtarit të Prishtinës.
Fadil Ismajli dhe Nazif Gashi gjatë kuvendit
Kuvendi filloi duke respektuar me një minute heshtje të ndjerin, profesor Arsim Fehmiu, legjenda e KF Flamurtarit Mehmet Fetahu—Meksa, si dhe për z. Besim Govori anëtar i Bordit Ekzekutiv", - njoftojnë nga KF Flamurtari.
Cili ishte problemi i klubit tash e pesë vite, që pak ishte i njohur edhe për opinionin futbolldashës?
“Pas 5 viteve ‘luftë’ të kuvendarëve të klubit më në fund u arrit që KF Flamurtari t’i kthehet Statusi i cili u tentua t’i tjetërsohet nga persona të pandërgjegjshëm”, tregon zyrtari i klubit, Bashkim Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kuvendi zgjodh anëtarët e rinj si dhe bëri zgjedhjen (verifikimin) e mandateve për të gjitha anetarët.
Kryetar Kuvendi u zgjodh Nazif Gashi. Kuvendi i zgjodhi të gjitha organet e parapara me Statutin e klubit.
“Obligohet Bordi Ekzekutiv që të filloj përgatitjet dhe të kërkoj nga organizatat Sportive Licencimin e klubit, si është e paraparë me Ligjin për Sport”, ka nënvizuar Hasani.
Bordi Ekzekutiv përbëhet nga Fadil Ismajli - kryetar, Bahtir Emini, Visar Nallbani, Kushtrim Ismajli, Abedin Hasani, Nazif Gashi, Rexhep Fona, Gëzim Sveçla, Lulzim Canolli, anëtar!
Kuvendi për drejtor ekzekutiv zgjodhi Bashkim Hasanin.