Chelsea iu përgjigj negativisht propozimit të Interit

Futboll

Chelsea iu përgjigj negativisht propozimit të Interit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:34
Chelsea

Sipas raportimeve britanike, Chelsea iu përgjigj negativisht propozimit të Interit për huazimin e ri të Romelu Lukakut, me “blutë” që duan vetëm të shesin sulmuesin belg.

Pavarësisht gjithçkaje, finalisti i këtij viti në Champions League ka vendosur si synim edhe qëndrimin e Romelu Lukakut, huazimi i të cilit ka përfunduar, duke u rikthyer zyrtarisht te Chelsea.

Kështu, sipas raportimeve britanike, “blutë” i janë përgjigjur negativisht propozimit prej 8 milionë eurosh të milanezëve për një huazim të ri të sulmuesit belg, pasi, siç theksohet, londinezët dëshirojnë vetëm ta transferojnë lojtarin.

Në fakt pretendimet e Chelsea kapin shifrën e 40 milionë eurove, pasi kontrata e sulmuesit 30-vjeçar është deri në verën e vitit 2026, çka do të thotë se klubi britanik ka epërsinë në këtë rast.

Lukaku bëri 37 paraqitje për Nerazzurrët këtë vit, duke shënuar 14 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat