Tri humbje nga katër ndeshje në kualifikueset e Euro 2024 i kanë kushtuar Faruk Haxhibegiçit, duke bërë që ai të largohet nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Bosnë dhe Hercegovinës.
Në ndeshjen e fundit, të martën e kësaj jave, skuadra boshnjake e drejtuar nga Haxhibegiç pësoi humbje në shtëpi nga Luksemburgu me rezultat 2:0.
Paraprakisht Bosnë dhe Hercegovina ishte mposhtur nga Portugalia dhe nga Sllovakia.
Haxhibegiçi nuk do ta kryejë më detyrën e trajnerit ka njoftuar të premtën Federata boshnjake.
Ish-futbollisti boshnjak, i cili e kishte drejtuar Bosnjën edhe në vitin 1999, e kishte marrë detyrën në janar.