Ish-sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku është shprehur i emocionuar për kalimin e tij te Chelsea.
Pas përfundimit të transferimit të tij në "Stamford Bridge" Nkunku është zotuar se do të japë gjithçka për skuadrën.
Sulmuesi francez në fillim të kësaj jave ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me "Blutë".
"Unë jam një punëtor i palodhur. Do të jap gjithçka për klubin e për tifozët.
Shpresoj se do t'i bëj ata aq të lumtur sa jam unë që jam këtu në këtë klub", ka thënë njëzet e pesë vjeçari.
Nkunku është lojtari i parë i ri që arrin te Chelsea që kur ish-trajneri i Tottenham dhe Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino u emërua si trajner.