Fabrizio Romano bëri të ditur dje se çështja e transferimit të Sandro Tonalit te Newcastle United është punë e kryer.
Newcastle do t’i paguajë Milanit plot 70 milionë euro për Tonalin, ku ky i fundit bëhet shitja rekorde në historinë e “Rossonerëve”.
Tani mungon vetëm zyrtarizimi nga klubet, gjë kjo e cila nuk do të bëhet këtë vikend ose gjatë javës së ardhshme.
Zyrtarizimi i marrëveshjes do të shtyhet për shkak të disa formaliteteve teknike, por gjithçka është e kryer, akordi është arritur.
“Newcastle është projekti perfekt për Tonalin, ai do të jetë një lojtar kyç për ta”, tha agjenti i Tonalit, Riso