Nderim Nexhipi mbylli aventurën me kampionin e Kosovës Ballkani teksa drejtori sportiv do të nisë një nga aventurat më të rëndësishme në karrierë.
Ish-futbollisti i Partizanit është emëruar pikërisht në rolin e drejtorit sportiv në klubin turk të Manisas.
Këta të fundit janë pjesë e Ligës së Parë turke dhe nëpërmjet kontributit të Nexhipit, të cilit i duhet të gjejë elementët e duhur për të përforcuar skuadrën, do të tentojnë ngjitjen në elitën e turke.
Kujtojmë se Nexhipi ishte autor i një pune të shkëlqyer me Ballkanin duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy tituj kampion ndërsa po ashtu regjistroi edhe një tjetër rekord, pasi ekipi nga Theranda u bë e para skuadër që mori pjesë në kompeticionet europiane duke u kualifikuar në Conference League.