Tuchel kërkon yllin e Guardiolës

Futboll

Tuchel kërkon yllin e Guardiolës

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:52
Kyle Walker

Me një staf të ri drejtues, Bayern Munich vijon punën për të ndërtuar ekipin e ri.

Jo vetëm Harry Kane, gjigandët gjerman kërkojnë një tjetër lojtar nga Premier League.

Gjithnjë sipas Bild: Tuchel i ka sugjeruar stafit drejtues emrin e Kyle Walker.

Anësori anglez u përzgjodh nga UEFA në formacionin e vitit në Champions League, por në finale Walker e nisi nga stoli, në sytë e Pep Guardiolas nuk është i paprekshëm.

Jo vetëm merkato në hyrje, Bayern rrezikon të humbasë titullarë gjatë merkatos së verës.

E përditshmja gjermane shton se Lucas Hernandez po afrohet gjithnjë e më shumë me PSG. Drejtuesit e klubit francez kanë vendosur kontaktet e para me Bayern Munich.

Nuk ka ende një ofertë zyrtare, por Bayern ia ka bërë të qartë se Hernandez nuk largohet pa 50 milionë euro, pavarësisht se i përfundon kontrata në 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat