Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë

Futboll

Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:16
Chelsea

Chelsea i ka thënë jo ofertës së tretë prej 55 milionë paund për Mason Mount.

Përgjigja e “Bluve të Londrës” ka ardhur të premten në mbrëmje, duke bërë të ditur se marrëveshja do të arrihet vetëm nëse “Djajtë e Kuqë” ofrojnë 58 milion paund, plus shtatë të tjera në formën e bonuseve.

Tani topi kalon sërish në anën e Manchester United, megjithatë mediat britanike bëjnë të ditur se kjo ishte ofera e fundit e “Djajve të Kuq”, që mesa duket do të tërhiqen nga gara për të studiuar të tjera alternativa.

Në anën tjetër Chelsea rrezikon shumë, pasi Mount është në vitin e fundit të kontratës dhe në rast se londinezët nuk gjejnë një klub për ta shitur rrezikojnë ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme.

24-vjeçari ka dalë nga akademia e “Bluve të Londrës” dhe shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen, megjithatë minutat e pakta në dispozicion në sezonin e fundit e kanë shtyrë të kërkoj një eksperiencë të re për të ardhmen.

Në sezonin e fundit ai u aktivizua në 24 ndeshje në Premier League, ku shënoi tre gola dhe asistoi dy herë për shokët e skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat