Markus Turam mund të quhet futbollisti më i ri i Interit.
Sulmuesi francez i cili ishte pranë Milanit, ka zgjedhur që të bashkohet me rivalët e qytetit të kuqezinjve.
Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi francez do të përfitojë 6-6.5 milionë euro, teksa te zikaltërit është afruar si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës me Borusia Mëshengladbahun.
Përveç Milanit, në garë për të ishin gjithashtu edhe PSG-ja e RB Lajpcig, por duket se projekti i Interit e ka bindur 100% Turamin.