Bashkim Hasani ka publikuar dokumentet e regjistrimit të klubit të Flamurtarit të Prishtinës në klub publik.
Hasani është zgjedhur drejtor ekzekutiv i KF Flamurtarit në kuvendin që u mbajt ditë më parë, ndërsa Nazif Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të klubit dhe Fadil Ismajli – kryetar i bordit.
Flamurtari SHPK e quan këtë kuvend fiktiv dhe sipas tyre nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë kuvendi pa praninë e të gjithë themeluesve.
Dokumenti i regjistrimit të KF Flamurtarit në klub puiblik
Bashkim Hasani ka publikuar letrën e regjistrimit në Ministrinë e Punëve të brendshme.
Z. Hasani, Flamurtari SHPK e quan kuvend fiktiv kuvendin që e keni mbajtur ditë më parë?
“Ky kuvend mund te quhet edhe ‘fiktiv’ nga e ashtuquajtura SHPK, por unë u deklarova se kjo ‘luftë’ është nga 1 dhjetori i vitit 2018.
Kjo ‘lufte’ ka përfunduar me marrjen e Certifikatës dhe shikoja datën lartë (viti 2005).
Çka do të thotë se i kthehet subjektiviteti klubit Publik të Futbollit Flamurtari”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ju thoni se keni fituar procesin gjyqësor, me kë janë futbollistët?
“Sa i përket lojtarëve është e drejtë e SHPK t’i merr me vete dhe të fillon garat nga liga e fundit", - përgjigjet Hasani.
Duhet kujtuar edhe deklaratën e djeshme të Hasanit: "Pas 5 viteve ‘luftë’ të kuvendarëve të klubit më në fund u arrit që KF Flamurtari t’i kthehet Statusi i cili u tentua t’i tjetërsohet nga persona të pandërgjegjshëm”..
Bordi Ekzekutiv përbëhet nga Fadil Ismajli - kryetar, Bahtir Emini, Visar Nallbani, Kushtrim Ismajli, Abedin Hasani, Nazif Gashi, Rexhep Fona, Gëzim Sveçla, Lulzim Canolli, anëtar.