Ish - lojtari i FC Schaffhausen ka nënshkruar me ekipin e FC Lausanne Ouchy.
Lajmi bëhet i ditur edhe nga vet futbollisti.
“Këtë sezon, Valon Hamdiu (187 cm) ka luajtur 29 ndeshje me në Schaffhausen, duke shënuar 2 gola dhe ka pas 2 asistime.
Lojtari me prejardhje nga Kosova numëron edhe 3 ndeshje me kombëtaren e Kosovës M21.
Mesfushori 25-vjeçar do të vazhdojë zhvillimin e tij në fanellën e Stade dhe gjithashtu do të jetë në gjendje të debutojë në Superligën zvicerane”, njofton mes të tjera “fcslo”..
FC Stade Lausanne Ouchy është e kënaqur me ardhjen e Valonit dhe i uron suksese.