Bayerni kërkon mesfushorin që fitoi gjithçka

Futboll

Bayerni kërkon mesfushorin që fitoi gjithçka

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:24
Kalvin Philips

Bayerni i Mynihut nuk mjaftohet me Konrad Laimer për mesfushën.

Gjigantët bavarezë kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori anglez Kalvin Philips, i cili është pjesë e Manchester City-t që prej verës së kaluar kur Pep Guardiola miratoi pagesën e 49 milionë eurove për kartonin e tij, te Leeds United.

Philips është aktivizuar me pikatore këtë sezone te “Citizens”, ndaj trajneri katalan do të pranonte shitjen e tij, teksa nga situata pritet të përfitojë Bayerni i Mynihut, që është gati t’i ofrojë rreth 45 milionë euro klubit anglez.

Kalvin Philips është mesfushor titullar edhe në kombëtaren angleze dhe ka eksperiencën e duhur për të luajtur në nivele të larta, ndaj te Bayerni janë gati të investojnë për ta sjellë në “Allianz Arena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat