Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich.
Kane do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs javën e ardhshme.
Kapiteni i Anglisë është një objektiv i Manchester United, megjithëse ata hezitojnë të hyjnë në negociata me presidentin e Spurs, Daniel Levy.
Shefi i futbollit te BILD, Christian Falk, ka raportuar se Kane ka zhvilluar bisedime me Bayernin.
Dhe bisedat kanë arritur në fazën ku Kane po bisedon me familjen për transferimin në Gjermani.
I njëjti reporter thotë se përshtypja që vjen nga kampi i kapitenit të Anglisë është se lojtari “ende po mendon” për një kalim në Bundesligë.