Klubi italian, Lazio raportohet se ka nisur negociatat me Galatasaray për Lucas Torreira-n.
Reprezentuesi i Uruguait është synim i ‘lacialëve’ për sezonin e ardhshëm.
Torreira vitin e kaluar iu bashka Galatasaray nga Arsenali pas një viti me huazim te Fiorentina, dhe sipas “TMW”, kryeqyteti italian mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Torreira-s.
Galatasaray thuhet se po kërkon rreth 8 milionë euro për Torreira-n, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë larg Stambolli.
Lazio thuhet se është opsioni më i mundshëm i lojtarit, edhe pse Torreira është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.