Futbollisti Mendurim Hoti rikthehet në Malishevë.
Malisheva është edhe më e fortë me rikthimin e Hotit.
“Sulmuesi i krahut Mendurim Hoti, sot ka firmosur kontratë dy vjeçare me Klubin tonë.
Viteve të fundit Mendurimi mbrojti ngjyrat e Prishtinës.
Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv.
Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime.
Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë!”, njofton FC Malisheva.