Jo vetëm Kylian Mbappe, PSG mund të humbasë edhe shërbimet e Achraf Hakimit gjatë merkatos së verës.
Drejtuesit e kampionëve të Francës po synojnë të firmosin me Victor Osimhen.
Yllin e Napolit dhe golashënuesin më të mirë në Serie A gjatë sezonit të fundit. Ndërkohë që trajneri i ri pritet të jetë spanjolli Luis Enrique. Por, situata në klub nuk i pëlqen aspak anësorit.
Pep Guardiola e do te Manchester City në vend të Kyle Walker në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Por, dëshira e 24-vjeçarit të lindur në Madrid, është rikthimi te Reali. Siç konfirmohet edhe nga menaxheri i Hakimit.
“Achraf dëshiron të jetë i lumtur brenda një projekti sportiv afatgjatë. Ai është 24 vjeç, dhe shkoi në Paris me një entuziazëm të madh. Kishim shumë oferta, por në fund zgjodhëm PSG-në.
Projekti bazohej në fitimin e Champions League. Sukses që nuk po arrihet, kështu që projekti është destabilizuar disi. Por, ne besojmë se drejtori sportiv, Luis Campos, i cili ka respektin dhe besimin tim, do ta rregullojë situatën.
Achraf ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, ne duam që ai të jetë i qetë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të ulemi të bisedojmë me drejtuesit për të rivlerësuar pozicionin e lojtarit.
Për momentin, PSG nuk ka as trajner. Dhe kjo nuk është klima ideale për të ruajtur qetësinë. Gjithsesi, ne do të mbajmë qëndrimin tonë pasi të zyrtarizohet trajneri i ri.
Rikthimi te Real Madrid? Reali mbetet shtëpia e Hakimit. Ai është një tifoz i Realit, por, për momentin, është i përqendruar 100% te PSG-ja”, theksoi Alejandro Camano.