Xhakomo Vrioni arriti të gjente rrugën e rrjetës në MLS duke shënuar në fitoren që skuadra e tij e Nju England mori ndaj Torontos.
Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren ekipit ndërkohë që pas ndeshjes ka dhënë edhe një mesazh.
Vrioni ka falënderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë duke u shporehur edhe i kënaqur për fitoren që skuadra e tij arriti të merrte.
“Përshëndetje tifozë. I lumtur për 3 pikët dhe faleminderit për mbështetjen tuaj. Vazhdojmë dhe shihemi pas 2 javësh”, shprehet sulmuesi shqiptar.