Giacomo Vrioni ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij New England Revolution 2-1 ndaj Torontos.
24-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe futja e tij në fushë ka qenë frytdhënëse për skuadrën e tij.
Vetëm shtatë minuta pasi u fut në fushë, Vrioni ka realizuar golin e fitores 2-1, kur u asistua bukur nga Wood.
Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i katërt këtë kampionat në MLS, teksa ka edhe një asistim.
New England Revolution pas kësaj fitore ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 36 pikë, shtatë më pak se lideri Cincinnati,