Italiani Andrea Belotti ka rinovuar kontratën me Romën.
Sulmuesi italian verën e kaluar iu bashkua Romës nga Torino, derisa ka rinovuar kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Belotti duke folur për mediet italiane, ka thënë se ndihet i lumtur që do të vesh fanellën e ‘romakëve’ edhe për dy sezone.
“Rinovimi deri në vitin 2025 është një emocion i madh për mua.
Që në momentin e parë që vendosa këmbën në Trigoria e kuptova rëndësinë e këtij ekipi, të këtyre njerëzve, të këtij qyteti.
Diçka që mund të perceptosh vetëm kur je 100% brenda, diçka kaq e rëndësishme dhe jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, ka thënë Belotti.