Baseli U18 dje ka fituar titullin kampion në Zvicër, duke mundur në finale të rinjtë e Zurichut me rezultatin tenistik 6:0.
Më shumë se ky titull i Baselit U18, vëmendje ka marrë suksesi i 18-vjeçarit Erdin Ismaili, një futbollist i talentuar shqiptar me origjinë nga Goshinca e komunës së Likovës, të shpërngulur në Hasanbeg të Shkupit, por që prej shumë vitesh jetojnë në Basel të Zvicrës, shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut "Open.tv".
Baseli U18 në kampionat doli kampion me 4 pikë më shumë se YB nga Berni, pas 26 ndeshje të zhvilluara. Ndërsa, më pas në ndeshjet e play-off-it eliminuan: Aaraun 1-0 dhe 3-3, Servetten 3-2 dhe 5-0 dhe në finalen e Baselit deklasuan Zürich-un me rezultat 6:0.
Erdin Ismaili është kapiten i Baselit U18 dhe në triumfin e djeshëm ishtë ndër më të mirët në fushë, duke asistuar në golin e parë dhe të katërt.
Ai edhe vitin e kaluar ishte shpallur kampion me Baselin U17, duke u zgjedhur lojtari më i mirë i vitit.
Erdini është i lindur më 10 qershor të vitit 2005 në Basel. Është i gjatë 1.80 cm.74 kg.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit qendror. Nga mosha 9-vjecare është pjesë e Akademisë së Baselit.
Gjatë sezonit të kaluar, ai tre herë ka qenë pjesë e ekipit senior të Baselit.
Ismaili tani ka nënshkruar kontratë profesionale trevjecare me Baselin. Ai poashtu është edhe pjesë e U18 të Zvicrës.